Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 54-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, bashkëshortin e motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Thorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt në lagjen “Sporti”. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor shpallën në kërkim shtetasin J. Sh., 18 vjeç, pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, me motomjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një i mitur, dhe është larguar. Si pasojë është dëmtuar i mitur, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit.
Dje, kallëzoi shtetasi A. H., 57 vjeç, se dyshonte se në automjetin e tij, i kishin vënë pajisje gjurmuese (GPS). Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private “.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në afërsi të sheshit “Demokracia”, motomjeti që drejtonte shtetasi M. V., 25 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi E. M., 32 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. M..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. E., banues në fshatin Dajç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël municioni luftarak;
-S. Z., banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 70 vjeç, banues në fshatin Porav, pasi dje, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për të djegur barishte të thata dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset E. F., 39 vjeçe, banuese në Përmet, me detyrë shefe e Sektorit të Financës në Degën Postare Përmet dhe A. J., 52 vjeçe, banuese në Përmet, me detyrë kryetare e Degës Postare Përmet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. F., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij, si dhe ka qëlluar me shuplakë, djalin e tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen line”, shpallën në kërkim shtetasin Xh. A., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, një automjet tip “Mercedes Benz” me vlerë 50 000 euro. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. S., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasin E. Gj., për motive të dobëta;
-D. Sh., pasi dyshohet se ka shfrytëzuar 2 fëmijët e saj, për të lypur;
-F. D., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, dhe ka kanosur shtetasen N. Th., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një të mitur;
-shtetasin G. Xh., pasi në çantën e dorës iu gjetën 16 400 euro për të cilat nuk dispononte dokumentacion justifikues. Shuma e eurove u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon hetimi për të provuar burimin e parave;
-shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. B., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një të mitur, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. R., 35 vjeç, pasi kishte dalë nga banesa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 6 të mitur, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, 2 të mitur, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. N., pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin U. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin Dh. B., 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. G., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., pasi motomjeti që drejtonte 26-vjeçari, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. B.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 09.04.2026:
-shtetasi Xh. R. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi S. R., 43 vjeç. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit;
-është çuar për mjekim, në spital, një 22-vjeçare që dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesën e saj, në Fushë Krujë. Aktualisht, shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin L. A., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Z., banues në Vlorë, pasi dje, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Gj., banues në Himarë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e shtetasit I. Gj., njëra prej të cilave vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka kallëzuar një shtetase, banuese në këtë fshat, se ai i ka dëmtuar tokën, në vendin e quajtur “Llangadha”, duke hedhur inerte dhe materiale ndërtimi;
-D. T., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Dhërmi ka ndërtuar një objekt, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.H., 64 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka dëmtuar pronën e shtetasit E.H.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Ç., 51 vjeç, banues në Burrel, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke, për të cilën nuk disponon dokumentacionin përkatës të pronësisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.D., 42 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D.C., 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi teksa drejtonte automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër në lëvizje, më pas është larguar nga vendi i aksidentit;
-një 16-vjeçar, banues në Dibër, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Iu vodhi 2 shtetasve, çantat e dorës, ku ata mbanin shuma parash, kapet dhe vihet në pranga.
Sekuestrohen një pjesë e parave të vjedhura dhe një monopatinë me të cilën lëvizte autori, të cilën dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, kapën dhe arrestuan një shtetas 14 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorëës, ku ai mbante një shumë parash.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantë e dorës, ku ajo mbante një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Zbulohet një tjetër lokal i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm, të lojërave të fatit.
Arrestohet pronari dhe i sekuestrohet celulari.
Vihet në hetim 1 shtetas, pasi mbante me vete, në ambientet e lokalit, mjet prerës.
Si rezultat i kontrolleve në subjekte ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 konstatuan se në një lokal në rrugën “Kastriotët”, viheshin baste sportive, me celular.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi V. G., 37 vjeç.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme në këtë subjekt, u konstatua se klienti, shtetasi O. I., 21 vjeç, kishte me vete 1 mjet prerës. Për 21-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Celulari i të arrestuarit dhe mjeti prerës u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. J., 57 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në afërsi të urës së fshatit Fan, u kap duke transportuar lëndë drusore të dyshuar të siguruar në kundërshtim me ligjin. Lënda dhe automjeti u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Më datë 09.04.2026, kallëzoi shtetasja E. T., se motra e saj, shtetasja E. V., 35 vjeçe, ishte larguar nga banesa në Laç. Shtetasja E. T. deklaroi se 35-vjeçarja, kohët e fundit, kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 35-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Z., banues në Vlorë, pasi dje, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Gj., banues në Himarë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjere në automjetin e shtetasit I. Gj., njëra prej të cilave vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ka kallëzuar një shtetase, banuese në këtë fshat, se ai i ka dëmtuar tokën, në vendin e quajtur “Llangadha”, duke hedhur inerte dhe materiale ndërtimi;
-D. T., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Dhërmi ka ndërtuar një objekt, pa leje.
U referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 08.04.2026, në banesën e shtetases S. I., 65 vjeçe, banuese në fshatin Berdenesh, në murin rrethues të oborrit, është vendosur një sasi lënde shpërthyese. Nga shpërthimi i saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.
Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:
-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
PKK Port, Durrës/Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, goditet një tjetër tentativë për të kontrabanduar mallra, në Shqipëri.
Vihet në pranga shtetasi që transportonte me furgon, shumëllojshmëri mallrash të kontrabanduara.
Sekuestrohen mallrat dhe automjeti.
Në vijim të kontrolleve në hyrje-dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, bazuar në informacione policore, analizën e riskut dhe precedentët e mëparshëm, në hyrje u kalua në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, furgoni që drejtonte shtetasi E. B..
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, furgoni dhe mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Vijon operacioni i koduar “Faza e parë”.
Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Zbulohen në fshatin Bratosh dhe sekuestrohen platforma polistiroli në të cilat ishin mbjellë fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Bratosh.
Në territorin e këtij fshati, u gjetën platforma polistiroli në të cilat ishin mbjellë fara të dyshuara narkotikë kanabis.
Platformat me fara kanabisi u shkatërruan gjatë operacionit ndërsa një pjese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.
Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Alias”.
Mbante pa leje, armë zjarri (pistoletë), arrestohet në ambientet e hotelit ku qendronte, në Mamurras, 42-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sasi lënde narkotike Kokainë.
Sekuestrohen arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe sasia e Kokainës dhe 2 celularë.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qendronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Wrong way”, goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
