Forcohet aleanca Policia e Shtetit–Europol për goditjen e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë

Forcohet aleanca Policia e Shtetit–Europol për goditjen e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë, me delegacionin nga Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (ESOCC).

Delegacioni kryesohej nga z. Andy Kraag, Drejtues i Qendrës kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në EUROPOL, i shoqëruar nga Shefi i Njësisë në Projektin Analitik HROCG – Grupet Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë, si dhe nga Zëvendësdrejtuesi i Njësisë në këtë projekt.

Gjatë takimit, Drejtori Hita dhe z. Kraag vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Drejtori Hita siguroi përfaqësuesit e delegacionit për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ai theksoi se vetëm nëpërmjet bashkëveprimit të ngushtë dhe pa barriera mund të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

Nga ana e tij, z. Kraag uroi Drejtorin e Përgjithshëm për detyrën dhe garantoi mbështetje të pakushtëzuar nga Europol për Policinë e Shtetit, në drejtim të shkëmbimit të informacionit për goditjen e krimit të organizuar, krimeve në fushën e narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimeve kibernetike, duke zhvilluar hetime proaktive dhe operacione të përbashkëta me Europol-in dhe vendet anëtare të tij.

Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e implementimit të strategjisë së re të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar 2026-2028, si dhe Projekti Analitik HROCG, i cili përfshin identifikimin, profilizimin dhe ndjekjen e grupeve kriminale më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar, analizën e rrjeteve kriminale, shkëmbimin e inteligjencës, si dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e tyre.

Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe operacionale, si dhe ndërhyrjen e sinkronizuar ndaj aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

Albanian State Police–Europol alliance strengthened to combat high-risk criminal groups.

The new General Director of the Albanian State Police, Major General Skënder Hita, held his first meeting with international partners, welcoming a delegation from Europol’s European Serious Organised Crime Centre (ESOCC).
The delegation was led by Mr. Andy Kraag, Head of the Serious Organised Crime Centre at Europol, accompanied by the Unit Head of the HROCG Analytical Project – High-Risk Criminal Groups, and the Deputy Head of the Unit.
During the meeting, Director Hita and Mr. Kraag recognized the strong cooperation between the Albanian State Police and Europol, emphasizing the importance of further strengthening this partnership.

Director Hita assured the delegation of his and the Police’s commitment and determination to deepen collaboration, stressing that only through close and barrier-free cooperation can concrete results be achieved in the fight against organized crime.

Mr. Kraag congratulated the General Director on his appointment and guaranteed Europol’s unconditional support for the Albanian State Police in exchanging information to combat organized crime, drug-related offenses, migrant smuggling, and cybercrime, while developing proactive investigations and joint operations with Europol and its member states.

The discussions also focused on the implementation of the Albanian State Police’s new Organized Crime Strategy 2026–2028 and the HROCG Analytical Project, which involves identifying, profiling, and tracking the most dangerous criminal groups internationally, analyzing criminal networks, sharing intelligence, and coordinating joint operations.

This project aims to strengthen investigative and operational capacities and ensure synchronized interventions against cross-border criminal activities.