Policia Rrugore e Qarkut Fier / Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në akset kryesore të qarkut, konkretisht në segmentet:
“Lushnjë–Fier”
“Fier–Vlorë”
“Fier–Mallakastër”
“Lushnjë–Divjakë”
“Lushnjë–Berat”
Këto shërbime janë të pajisura me mjetet më të specializuara për monitorimin e qarkullimit dhe kontrollin e lëvizjes së automjeteve.
Gjithashtu, në qendrat e banuara të qarkut Fier, është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me qëllim garantimin e sigurisë maksimale për fëmijët dhe nxënësit gjatë procesit mësimor.
Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, si:
▪️ parakalimet e gabuara
▪️ drejtimi i mjetit në gjendje të dehur
▪️ errësimi (veshja) e xhamave të automjeteve
Të gjitha këto shkelje janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Fierit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor që hasin në përditshmëri, të cilat bëhen burim i aksidenteve rrugore.
#PoliciaeShtetit ♂️
#PoliciaRrugore
