Tiranë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese me nxënësit e shkollave.♂️
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
♀️Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla pranë DVP Tiranë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë, dhe stafet pedagogjike zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Tiranës.
Tema që u diskutua ishte alkooli, droga, duhani. Dëmi që i sjell shëndetit, si dhe shoqërisë. Problemet sociale që lindin nga abuzimi me alkoolin dhe se si të parandalohet përdorimi i tij nga të rinjtë.
Gjatë diskutimit me nxënësit u përdorën edhe ilustrime si shembuj për temat konkrete.
Nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, ku patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të përballen në jetën e përditshme.
#PoliciShkollë️
#Përsigurinëtuaj ✅
#Sëbashkupërnjëkomunitettësigurtë





