Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier.
Sekuestrohen 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L. B., 41 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.