Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 2”.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-E. H., 48 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Flash”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari që shiste lëndë narkotike Kokainë dhe Heroinë.
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi:
-S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje.
Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. F., 37 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 57 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Th. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Dobranj, Devoll, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë frutore në tokën në pronësi të shtetasit F. Z.;
-P. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet një shkop bejsbolli, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. Y., 22 vjeç, banuese në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Maliqit, dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 16-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.03.2026, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi E. I.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe një pasagjer në automjetin që drejtonte ai, të cilët kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në fshatin Kaninë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një objekt që shërbente për vaditje;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas.
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. H., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka ndërtuar në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. L., banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente, për të marrë pronësinë mbi një sipërfaqe toke;
-O. P., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, 2 shtetase;
-A. M., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 21-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj, D. M., pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., për veprën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
-shpallën në kërkim shtetasin J. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin M. M. Punohet për kapjen e shtetasit J. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasen K. Z., 40 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur xhiron ditore të subjektit ku punonte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. B. dhe B. C., pasi dyshohet se kanë falsifikuar një dokument (prokurë), për hyrjen në Republikën e Shqipërisë, të shtetasit E. B., me automjet;
-shpallën në kërkim shtetasin T. H., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte, shtetasin A. Gj., të cilit gjithashtu i kanë vjedhur një shumë parash dhe 2 celularë. Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. K., për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit:
-A. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-E. S., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 52 vjeç, pasi dje, mjeti që drejtonte është përfshirë në një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e shtetases A. B., 72 vjeçe, e cila lëvizte me motomjet elektrik;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., pasi dyshohet se me automjetin që e drejtonte në efektin e alkoolit, ka përplasur 2 automjete. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja E. Sh., e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 17.03.2026:
-kallëzoi shtetasja F. H., se nga ambientet e qendrës ku punonte, ishin larguar 3 te mitur, të huaj. Punohet për gjetjen e tyre;
-kallëzoi shtetasja M. A., se i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, në rrugën “Lord Bajron”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes;
-deklaroi shtetasja M. M., se kishte paqartësi në lidhje me shkakun e humbjes e jetës së vëllait të saj shtetasit P. M., në Itali, 1 javë më parë. Materialet iu referuan për vlerësim Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte babanë e tij, për motive të dobëta;
-ndaluan shtetasin në kërkim D. T. alias D. M., 44 vjeç, banues në Sukth, pasi në vitin 2020, Gjykata e Durrësit ka njësuar vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, që i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” në rrethana rënduese.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. D., 40 vjeçe dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, për motive të dobëta;
-Y. T., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me celular, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
U shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet i ka marrë një automjet, një 32-vjeçari, duke e mashtruar, dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. D. dhe për gjetjen e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 62 vjeç dhe A. M., 59 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke kyer punime ndërtimi në lagjen nr. 13, pa leje nga organet kompetente;
-A. Z., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi G. Ç., se 31-vjeçari i ka pushtuar tokën e tij, i ka shkatërruar dhe i ka marrë portën që kishte vënë në këtë pronë. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
-Dje, rreth orës 16:50, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi B. T., 69 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e banesës dhe si pasojë është dëmtuar. Ai u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar, në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Catch”, si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, për kapjen e shtetasve në kërkim.
✅Të dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, për krime në fushën e narkotikëve, lokalizohen dhe kapen 2 shtetas.
✅Kapet dhe 1 shtetas i akuzuar për vjedhje me pasoja të rënda.
Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin B. M., 43 vjeç, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.
Kontrollet dhe puna operative vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, I. F., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-kryen veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. A., 27 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka dhunuar, 2 familjarë të tij, si dhe se ka dëmtuar derën e banesës së njërit prej tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.
Punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 60 vjeç, pasi dyshohet se nuk i ka kthyer një shtetasi, shumën e parave të marra borxh para 3 vjetësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke xhiruar gomat e automjetit që drejtonte mbrëmjen e djeshme, në Belsh. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar këtë shtetas, me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për shkelje të pikës 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor. Më tej, automjeti i këtij shtetasi u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-K. A., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 60 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 67 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., për veprat “Pushtimi i tokës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në fshatin Margëlliç, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Dje, dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fotoksinë), në banesën e tij, shtetasi B. A., 50 vjeç, i cili pasi mori asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi S. H., 62 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi O. P., 44 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, 62-vjeçarin, dhe vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Lezhës
Shërbime të shtuara, radarë dhe mjete të tjera inteligjente, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllime parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë këtyre 2 javëve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë arrestuar/proceduar penalisht 19 shtetas.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
● 1609 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
● 514 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
● 512 drejtues automjetesh, për ndalim/pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
● 202 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
● 74 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
● 64 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
● 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
● 43 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar të pahomologuar dhe/ose pa dokumentacionin përkatës;
● 248 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅ Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin K. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke djegur goma automjetesh, në autostradën “Laç–Lezhë”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të kallëzimit të shtetases V. Gj., se ish-bashkëshorti i saj, shtetasi B. Gj., 41 vjeç, kishte marrë nga shkolla, pa autorizimin e saj, djalin e tyre të mitur. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 2 fëmijët e mitur të këtyre shtetasve u pajisën me urdhra mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. L., 20 vjeç dhe E. Rr., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në afërsi të automjetit të tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, që dyshohet se e posedonin ata. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë dhe pa dokumentacion;
-A. V., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasi N. M., 60 vjeç, i cili deklaroi se më datë 16.03.2026, duke lëvizur me biçikletë pranë banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., 25 vjeç, pasi është konstatuar kryer punime ndërtimi në një objekt në pronësi të tij, në zonën e mbrojtur në Shirokë, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente;
-B. T., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në një objekt në pronësi të tij, në zonën e mbrojtur në Shirokë, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi I. A., 73 vjeç, banues në Pukë, ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat që kishte grumbulluar gjatë pastrimit të tokës në pronësi të shtetasit G. T., 72 vjeç. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë 2 javëve të muajit Mars, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve të muajit mars, janë proceduar penalisht 3 shtetas, prej tyre:
-1 është arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-238 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-118 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-202 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-91 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-82 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-6 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-201 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi .
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 64 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetase, për të kryer blerje për llogari të subjektit që ai administron.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se nuk ka kryer punimet e nevojshme për riparimin e banesës së tij të amortizuar, dhe si pasojë është dëmtuar banesa e fqinjit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. H., 39 vjeçe, banuese në Dimal (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka kanosur 2 të mitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Ndezën zjarr në fshatin Dragu dhe për pasojë, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 autorë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P.B., 67 vjeç, dhe B.B., 59 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Këta shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, ku për pasojë, u dogjën 7 dynymë bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Berat
Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri në banesën e tij, vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë po për këtë vepër penale.
Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Mborje, Korçë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër, me municion luftarak, pa leje.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dh. M., banues në Mborje, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”.
Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
