Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Catch”, kapen 3 shtetas në kërkim

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Catch”, si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, për kapjen e shtetasve në kërkim.

✅Të dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, për krime në fushën e narkotikëve, lokalizohen dhe kapen 2 shtetas.

✅Kapet dhe 1 shtetas i akuzuar për vjedhje me pasoja të rënda.

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “Catch”, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht:

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kapën shtetasin N. H., 41 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;

-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin J. Ç., 38 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet burgim;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin B. M., 43 vjeç, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.

Kontrollet dhe puna operative vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.