Elbasan/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, gjatë kësaj jave janë zhvilluar aktivitete informuese dhe sensibilizuese në shkollat e qarkut Elbasan, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit tek nxënësit mbi çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Gjatë bashkëbisedimeve u trajtuan temat që lidhen me:
• pasojat shëndetësore dhe sociale të përdorimit të alkoolit dhe duhanit tek të rinjtë
• rreziqet që lidhen me përfshirjen në sjellje të rrezikshme
• rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme dhe përgjegjësisë personale
Nxënësit treguan interes dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendime mbi temat e trajtuara.
Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Elbasan, në funksion të krijimit të një mjedisi më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.
#StopAlkoolit
#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë





