Durrës/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit, në shkollat e qarkut.♂️
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet
Ministrisë së Brendshme dhe
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve/të rinjve për çështje që lidhen me sigurinë dhe me mireqenien e tyre.
♂️Në vijim të zbatimit të programit, ndihmesspecialisti për Edukimin në Shkolla, në bashkëpunim me psikologun dhe punonjësin social, zhvilluan takim me nxënësit e shkollës së bashkuar “Jusuf Hoti” dhe në shkollën 9-vjeçare jopublike “Vinçens Prendushi”.
Gjatë takimit ndërgjegjësues u diskutua mbi rëndësinë e mbrojtjes nga rreziqet në rrjet, përdorimi i sigurt i internetit dhe dhuna në hapësirën dixhitale.
Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime të hapura. Ata patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre, të shtrojnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike për situata me të cilat mund të perballen në jetën e përditshme.
Synimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi mbi:
-parandalimin e çdo forme dhune;
-shmangien e mashtrimeve online;
-bullizmin dhe dhunën dixhitale;
-përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale.
Aktivitetet do të vijojnë dhe ne shkolla te tjera të qarkut Durrës.




