Vlorë/Vodhi një motomjet gjatë natës, arrestohet në flagrancë autori

Vlorë

Vodhi një motomjet gjatë natës, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, motomjeti i vjedhur.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar për vjedhjen e një motori, gjatë natës së datës 22.02.2026, në lagjen “10 Korriku”.

Si rezultat i organizimit të mirë të shërbimeve dhe analizës në dinamikë të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Motomjeti u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.