Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 2”, kapen 2 shtetas në kërkim

Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 2” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen 2 shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin V. Sh., 43 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’’.

-Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. H., 57 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”. Nga ky dënim, i kanë mbetur për të vuajtur 9 muaj e 24 ditë burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.