Dibër
Specialistët e Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Shërbimit ndaj të Tretëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar prezantimin e “Sistemit Arsimor Policor” në shkollat e arsimit të mesëm të qarkut.
Në takimet e zhvilluara në Gjimnazin “Seit Najdeni” dhe në Shkollën Profesionale “Nazmi Rushit”, në Peshkopi, nxënësit u njohën me avantazhet e ndjekjes së studimeve në Akademia e Sigurisë, institucion i akredituar me vlerësim maksimal dhe me programe studimi të certifikuara.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua se përfundimi i studimeve garanton punësim të sigurt dhe afatgjatë, arsimim pa kosto financiare, si dhe një profesion që forcon karakterin, ofron stabilitet ekonomik dhe krijon mundësi të qëndrueshme për zhvillim në karrierë.
Në përfundim, u shpërndanë materiale informuese mbi kriteret e pranimit dhe procedurat e aplikimit.
✅ Hape derën e mundësisë
✅ Zgjidh ⬇️ #Akademia_e_Sigurisë




