Elbasan/Takime ndërgjegjësuese në shkolla për edukimin e brezave të rinj mbi sigurinë rrugore

Elbasan/Takime ndërgjegjësuese në shkolla për edukimin e brezave të rinj mbi sigurinë rrugore.

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, punonjësit e Policisë Rrugore të DVP Elbasan zhvilluan një orë të hapur informuese me nxënësit e gjimnazit “Mahir Domi”.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit morën pjesë në një sesion interaktiv pyetje–përgjigje mbi rregullat e qarkullimit rrugor, masat administrative në rast shkeljesh dhe rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme si përdorues të rrugës. Punonjësit e Policisë Rrugore theksuan rolin e edukimit në parandalimin e aksidenteve dhe në krijimin e një kulture më të lartë sigurie rrugore.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e dijes dhe ndërgjegjësimit të nxënësve, duke i përgatitur ata të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe përdorues të sigurt të rrugës.

Çdo veprim i kujdesshëm në rrugë shpëton jetë.

#SiguriaRrugore
#EdukimiShpëtonJetë
#PoliciaRrugore