Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla 

Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla

Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, me fokus fazën e dytë të tij mbi temën “Substancat që krijojnë varësi”, gjatë kësaj jave janë zhvilluar aktivitete informuese dhe sensibilizuese në disa institucione arsimore të qarkut Dibër.

Orët ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimet u zhvilluan në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “28 Nëntori”, Burrel, si dhe në shkollat 9-vjeçare “Demir Gashi” dhe “Selim Alliu” në Peshkopi, dhe në fshatrat Vrenjt dhe në Vakuf, (takime me nxënësit e klasave të 6-ta, 7-ta, 8-ta dhe 9-ta).

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit u njohën me:
• Parandalimin e dhunës në shkollë, bullizmin dhe bullizmin kibernetik, si dhe sigurinë në internet
• Pasojat që shkaktojnë duhani, alkooli dhe droga në shëndet
• Problemet sociale që sjell përdorimi i këtyre substancave në shkollë, familje, shoqëri dhe në marrëdhëniet e punës
• Pasojat ligjore që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në përdorimin apo shpërndarjen e tyre ⚖️
• Ndikimin negativ në zhvillimin personal, vështirësitë në të nxënë, rritjen e rrezikut për incidente në shkollë, familje apo në rrugë, uljen e vetëbesimit dhe aftësisë së gjykimit, si dhe braktisjen e shkollës.

Nxënësit morën pjesë aktivisht në diskutime, duke reflektuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme dhe ndërtimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës në shkollë.

Aktivitetet do të vijojnë edhe në vijim, në bashkëpunim me institucionet arsimore me qëllim forcimin e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e të rinjve.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopSubstancave
#ShkollaTëSigurta
#PoliciaEShtetit ‍♂️‍♀️