Policia e Tiranës zhvillon aktivitete sensibilizuese në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës vijon aktivitetet sensibilizuese në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Ndihmës specialistët për edukimin e të rinjve kanë zhvilluar takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, në bashkëpunim me oficeret e sigurisë dhe stafin pedagogjik, duke trajtuar tema të ndryshme dhe të ndjeshme që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve.

Gjatë takimeve janë trajtuar temat:
⛔️ Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore
Siguria në përdorimin e rrjeteve sociale dhe internetit
⛔️ Dhuna në mjediset shkollore
⛔️ Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Parandalimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit

Këto aktivitete synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të forcojnë bashkëpunimin midis Policisë, shkollave dhe komunitetit, për një mjedis më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

#PoliciaeShtetit ‍♀️
#DrejtoriaVendorePolicisëTiranë
#SiguriaETëRinjve
#StopDhunës #StopBullizmit #StopTrafikimit