Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ⚠️
325 masa administrative dhe 31 procedime penale gjatë javës së fundit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen.
Konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe me përdorimin e pajisjeve logjistike bashkëkohore.
Objektivat madhorë të planit të masave janë parandalimi i ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe parandalimi i kaosit në trafik ⚠️.
Konkretisht:
-për mosrespektim të radhës në trafik, u vendosën 120 masa;
-për pengim/bllokim të lëvizjes si pasojë e ndalimeve/pushimeve të gabuara të automjeteve, janë ngritur me karrotrec 98 automjete;
-për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, u vendosën 64 masa;
-për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, u vendosën 43 masa.
Policia Rrugore ♂️ apelon sërish për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.
Gjithashtu, fton qytetarët të njoftojnë menjëherë Policinë për çdo shkelje të rregullave që konstatojnë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe konform parashikimeve ligjore.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në SHBA, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 30 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi në lagjen nr.17, Korçë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. K., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-J. M., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kohës që ka qenë i punësuar si shofer taksie në një subjekt për ofrimin e këtij shërbimi, dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash;
-E. L., 51 vjeç dhe S. N., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodheshin, në lagjen nr. 10, Korçë, gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në fshatin Radhimë, sepse pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin D. K., 20 vjeç, banues në Orikum, i ka thyer atij, xhamat e automjetit, me sende të forta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., banues në Delvinë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 21 vjeç, banues në Sarandë dhe për një 17-vjeçar, banues në fshatin Shelegar, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 2 raste:
-shtetasit V. Sh., 71 vjeç dhe M. P., 60 vjeçe, të dy banues në Vlorë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-dje, në lagjen “Pavarësia 2”, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasi italian L. M., 90 vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se ai e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në servisin e shtetasit I. P., në fshatin Dardhë, ku humbi jetën gjatë riparimit të automjetit të tij, shtetasi L. D., 23 vjeç, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 40 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. P. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në subjektin e tij, shtetasit J. P. (vëllai i tij) dhe M. Q..
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
-E. Sh., pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. S., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 14.02.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan” automjeti që ai drejtonte është përplasur automjetin me drejtuese shtetasen A. B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja M. B., pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen A. B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-I. H., 28 vjeç, pasi në rrugën “Shën Thanasi”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., 62 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin L. L., 51 vjeç, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Goditet një tjetër rast i kontrabandës.
Kontrabandoi një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë pemësh frutore dhe mjete të tjera pune, procedohet penalisht 36-vjeçari.
Sekuestrohen produktet me pesticide e fidanët me pemë frutore të dyshuara të kontrabanduara.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimin doganor, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin K. G.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me produkte pesticide pa licencë nga organet kompetente, fidanë me pemë frutore dhe mjete të tjera pune, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
-Gjithashtu nga shërbimet e patrullës së Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë (kufiri tokësor) në afërsi të fshatit Vidohovë, Devoll, u kapën 5 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.
Policia e Shtetit
Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.
-U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 28 vjeç, i lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Mbi bazën e materialeve të dërguara nga autoritetet norvegjeze dhe nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kanë rezultuar pasuri (prona) të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve së tij.
-U ekstradua nga Franca, shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në SHBA.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 05.11.2024, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në muajin qershor 2024, në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit me skaner, në valixhet e këtij shtetasi janë gjetur 2 armë të ftohta (thika metalike).
-U ekstradua nga Italia, shtetasi G. M. alias G. H., 39 vjeç, i lindur në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 13.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas akuzohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit Gj. K., duke e mashtruar se do ta ndihmonte për të shkuar në Itali, në mënyrë të paligjshme.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases Dh. M., 86 vjeçe, informojmë se ajo është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një kanal në fshatin Eskaj, Lushnjë. Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Durrës-Shijak”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. V. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. H., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin G. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një shkop metalik me mbishkrimin “Police”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. M., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti me një 42-vjeçar, e ka goditur atë me send metalik. I dëmtuari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 15.02.2026, në Kavajë, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi B. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator 2025.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Kamicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në tokën afër banesës së tij, në fshatin Kamicë, 46 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 12.09.2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Më datë 15.02.2026, ka kallëzuar shtetasi kosovar Sh. O., 30 vjeç, se i kanë vjedhur automjetin e kishte parkuar në Shirokë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. M., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në lagjen “30-vjetori”;
-O. L., 22 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 elektroshok, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. T., 20 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja “ i gjetën një sasi lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., pasi dyshohet se ka goditur me shpullë një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. M dhe A. P, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasit G. Sh dhe E. Sh, për motive të dobëta;
-K. K dhe E. L, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kontrollin e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. R., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., pasi dyshohet se ka goditur me grushtë një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit E. Sh., 45 vjeç dhe E. S, 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Librazhd/Informacion paraprak
Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Kanada, pasi për motive të dobëta ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Murriz, Lushnjë, i cili kallëzon se gjatë natës kanë vjedhur një transformator të energjisë elektrike që ishte i vendosur në pronën e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu, është paraqitur shtetasi V. M., 57 vjeç, i cili kallëzon se nga banesa është larguar nëna e tij, shtetasja Dh. M., 76 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
—
Ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dy shtetase nga Venezuela, 19 dhe 21 vjeçe, janë konfliktuar për motive të dobëta me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit dyshohet se u ka marrë dhe 2 celularë me qëllim që të mos njoftonin policinë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K., 26 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të mjetit shtetasit E. K., dhe pasagjerit, shtetasit A.N, shërbimet e Policisë iu gjetën nga një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-I. T., (M), 37 vjeç, banues në Durrës, i cili u ndalua në rrugën “Dëshmorët”. Gjatë komunikimit me punonjësit e policisë, shfaqi shenja të përdorimit të alkoolit. Pas kryerjes së testit, rezultoi se kishte konsumuar alkool gjatë drejtimit të mjetit.
-B. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Maminas.
-S. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.14, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-D. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili në aksin rrugor “Sukth–Durrës” drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, si pasojë, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.
-B. H., 47 vjeç, banues në Sukth,Durrës, i cili është konstatuar tek mbikalimi i Sukthit, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin;
-J. M., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 64-vjeçar dhe i ka marrë një shumë parash prej (20.000 lekë).
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj këtyre shtetasve;
-M. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Këtij shtetasi iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në matësin e banesës së tij.
-Xh. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, inxhinier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e një kompanie, ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar shtetasi A. Sh., 41 vjeç, i cili po vijon trajtimin mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-K. K., 48 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka fyer me fjalë të rënda një tjetër shtetase.
-U shpall në kërkim shtetasi M. Ll., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi një shtetase ka kallëzuar se, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash (15000 euro).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit;
-S. T., 23 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar dëmtime të lehta një shtetasi 38-vjeçar.
-Po ashtu shpallën në kërkim shtetasin;
S. Ll., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se në një lokalin e shtetasit E. T., në lagjen nr. 13, ka vjedhur një sasi parash dhe disa pije alkoolike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori;
-Pasi më datë 13.02.2026, në fshatin “Synej”, shtetasi D. Xh., ka kallëzuar se i kanë vjedhur një armë gjahu që e kishte me leje.
-Ndaj shtetases A. B., 43 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka fyer me fjalë të rënda, një tjetër shtetase.
-Një shtetas i moshuar ka kallëzuar se për motive të dobëta, është goditur në fytyrë me grushte nga një tjetër shtetas i moshuar pa i shkaktuar dëmtime. Të dy janë banues në “Shtëpinë e të Moshuarve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Në aksin rrugor “Pogradec-Korçë” në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. M., 21 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, këmbësore në rrugë, e cila po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” për shtetasit R. V., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe H. F., 24 vjeç, banues në Korçë. Në bulevardin “Republika”, Korçë, këta shtetas janë konstatuar në rrugë duke iu bërë shenjë automjeteve të ndalonin, me një tabelë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” për shtetasin M. H., 35 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr.18, Korçë, ky shtetas u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke djegur disa pajisje elektroshtëpiake të vjetra, në terren të hapur, duke shkaktuar ndotjen e ajrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. U., 25 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Gracë, Devoll, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. Gj., 70 vjeçe, për motive pronësie.
Në vijim të informacionit datë 09.02.2026, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në lagjen nr. 1, Pogradec, sot u paraqit në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Pogradec, i cili rezultonte i shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”. Pas konsultimit me Prokurorin e çështjes, 28-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. C., alias M. P., 43 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës ka përplasur një automjet tjetër, i cili ka qenë i parkuar, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga verifikimet dhe testi i alkoolit rezultoi se shtetasi ishte në gjendje të dehur;
-A. N., 39 vjeç, banues në Laç, pasi në rrugën interurbane dytësore Lezhë–Milot, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-L. U., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në rrugën dytësore Lezhë–Kallmet, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. P., 31 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur me automjet, duke përdorur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, si dhe është prezantuar si punonjës policie. Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë rezulton se automjeti i përdorur është në pronësi të shtetasit H. K. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. T., 30 vjeç, dhe për shtetasin R. H., 64 vjeç, pasi dje, në fshatin Mehaj, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., i cili ishte i papajisur me leje drejtimi. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është identifikuar e kapur pas disa orësh. Shtetasi R. H., pas marrjes së mjekimit në Spitalin Rajonal Shkodër, është larguar për në banesë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër–Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen E. S., 23 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen B. G., 55 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë të dyja drejtueset e automjeteve, të cilat kanë kryer kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër dhe kanë rezultuar pa dëmtime.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• P. M., 60 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, pasi është konstatuar duke protestuar dhe duke nxitur persona të tjerë për protestë në kantierin e ndërtimit në fshatin Rrjoll, Velipojë;
• A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rrjoll, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, pasi shtetasi A. Ç., 47 vjeç, punonjës i kompanisë së sigurisë, ka kallëzuar se gjatë protestës në fshatin Rrjoll është goditur me grusht në fytyrë dhe është kanosur për jetën disa herë nga ky shtetas.
-Më datë 14.02.2026, ka bërë kallëzim shtetasi L. M., 42 vjeç, banues në Vau të Dejës, se në rrjetin social “Messenger” është fyer nga persona me adresa false. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit D. Ç., 34 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., pasi dyshohet se në rrjetet sociale ka bërë komente fyese dhe denigruese për figurën e 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj., 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin E. D., 41 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me shtetasin A. D. (i shpallur në kërkim dje) kanë vjedhur disa produkte në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë për shkak të detyrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. D., 32 vjeç, E. G., 41 vjeç, E. S., 35 vjeç, dhe F. M., 51 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Më datë 14.02.2026:
-shtetasja J. B. kallëzoi se i kanë vjedhur një aparat celular dhe një bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-shtetasja F. M. kallëzoi se i kanë vjedhur automjetin në Rrugën e Dibrës, të cilin e kishte lënë të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për gjetjen e mjetit;
-dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të hidhet nga lartësia e banesës së saj një shtetase 32 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:30, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 14:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
– Lëvizja e tifozëve të “Partizanit” do të bëhet si vijon: nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, më pas tek “Libri Universitar”, duke vijuar anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, tek “Coin”, për t’iu drejtuar tribunës N.
– Lëvizja e tifozëve të “KF Tiranës” do të bëhet si vijon: nisja nga Sheshi “Skënderbej”, tek ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim tek ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3”, për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.
Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.
Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor (të shoqëruar me dokument identifikimi).
Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, gjatë orareve të përcaktuara.
Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim
Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
♂️♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112
DVP Kukës
Vijon operacioni policor i koduar “Start 2”.
Shkon në 4 numri i personave të arrestuar.
Arrestohet 17- vjeçari i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të operacionin policor të koduar “Start 2”, ndaluan një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet rezulton se 17 – vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar më parë, shiste lëndë narkotike e dyshuar kokainë, në qytetin e Kukësit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet faza e shtatë e operacionit të koduar “Relay”.
Arrestohet një 35-vjeçare që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
Sekuestrohet automjeti tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët.
Si rezultat i një informacioni të marrë për një shtetase e cila do të transportonte disa emigrantë, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Relay 7”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë.
35-vjeçarja u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 35-vjeçarja iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari.
Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, për një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The player”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Halit Bega”, në ambientet e lokalit në pronësi të 27-vjeçarit, janë gjetur 2 paisje elektronike(makineta), që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
-Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Tushemisht, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
I. G., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Vlorë, ku pas konsultimit me Prokurorin 38-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Peshkimi i ndaluar” për shtetasin:
Y. J., 50 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec.
Ky shtetas u kap nga strukturat e mësipërme në bregun e liqenit, në afërsi të fshatit Udënisht, Pogradec, me një sasi prej 22.35 kg peshk i llojit Koran, të cilin dyshohet se e ka peshkuar në liqenin e Ohrit, Pogradec, në periudhën që peshkimi i këtij lloji peshku, është i ndaluar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
-Gjithashtu nga shërbimet e DVKM Korçë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll dhe Dvoran, Korçë, u kapën 13 migrantë të parregullt, të cilët u trajtuan me urdhër largimi vullnetar nga territori i RSH.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për ndalimin e shtetasve:
-I. K., 43 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”;
-G. Rr, 28 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare:
-arrestuan shtetasin B. M, 25 vjeç, pasi u kap duke lëvizur me një leje drejtimi të falsifikuar të huaj, pasi nga verifikimet përkatëse i është hequr leja e drejtimit shqiptare. Gjithashtu, në maskarinën e automjetit kishte të vendosura fenelina si ato të policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. N, pasi në subjektin që administronte dyshohet se kryente shitje të produkteve pa faturë tatimore përkatëse;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. E, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, në anë të mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin Y. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 63-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Z., pasi me vetëgjyqësi ka hyrë në një pikë bllokimi për automjete dhe ka tentuar të marrë automjetin e tij;
-punohet për kapjen e shtetasit A. D, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin O. P.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin Rr. M, 45 vjeç, pasi u kap jashtë banese, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. A;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D dhe një të mitur, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. P., 37 vjeç dhe F. H., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-A. R., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të pezulluar.
Më datë 13.02.2026:
-kallëzoi shtetasja B. S., se në rrjete sociale, kanë hapur një llogari false, me fotografitë të saj.
-kallëzoi një shtetase të mitur se nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, i janë dërguar mesazhe fyese. Të dy autorët janë identifikuar nga Policia dhe punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur punonjësit të Policisë Bashkiake, për largimin e automjetit dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. S., 54 vjeç, banues në fshatin Boks, V. Gj., 69 vjeç, banues në fshatin Juban, dhe K. P., 21 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.
-Më datë 13.02.2026, ka bërë kallëzim shtetasja E. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, pasi i kanë hapur një llogari në rrjetin social Facebook, duke marrë të dhënat e gjeneraliteteve dhe fotografitë nga llogaria e saj në Instagram, të cilat më pas i kanë përdorur për të krijuar llogarinë e rreme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Në aksin rrugor “Shkodër–Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen B. G. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë të dyja drejtueset e automjeteve, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen J. P., 33 vjeçe, pasi ndaj saj është bërë kallëzim nga shtetasi A. K., 55 vjeç, për dyshim për falsifikim të firmës në lidhje me marrjen e një kredie.
Në vijim të komunikatës së datës 10.02.2026, ku u shpall në kërkim shtetasi E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Bushat, Shkodër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij në banesë dhe nëpërmjet mesazheve telefonike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. B., 65 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka ndryshuar bravën e derës së portës së përbashkët të hyrjes në banesa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasja Xh. S., 71 vjeçe, banuese në Laç, Kurbin, ka bërë kallëzim ndaj dhëndrit të saj, shtetasit Z. Gj., 63 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për shtyrje dhe ofendim me fjalë. Për këtë rast, shtetasja Xh. S. është pajisur me urdhër-mbrojtje.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi punonjësit e OShEE-së konstatuan ndërhyrje të paligjshme në matësin elektrik, në një objekt të marrë me qira nga ky shtetas.
Po këta specialistë referuan materialet në prokurori ndaj shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit E. Zh., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori për një shtetas nga Saranda, i cili dyshohet se ka publikuar foto dhe video intime në rrjetin social Tik Tok të një shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës për veprime të mëtejshme.
Durrës
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe më pas u vetëplagos me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 55-vjeçari.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, mjeti prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës.
Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë.
Shtetasi A.V., pas konfliktit me bashkëshorten, është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës.
Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, pa probleme serioze për shëndetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin A. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një farmaci. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Shkodër / Finalizohet operacioni i koduar “Rotondo”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Goditen tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.
-Vihen në pranga tre shtetas.
Sekuestrohen një mjet prerës (thikë) dhe sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga shtetasit:
• K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër;
• F. N., 26 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;
• J. Ç., 25 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasi K. Gj. u kap në flagrancë në rrethrrotullimin e fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis. Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete një mjet prerës (thikë).
Shtetasi F. N. u kap në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Gjithashtu, shtetasi J. Ç. u kap në sheshin “Nënë Tereza”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”. Ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, me detyrë inspektor në OSHEE, me pretendimin se dy muaj më parë Z. M., i kishte ndërprerë energjinë elektrike, sepse 42-vjeçari ishte debitor. Më pas shtetasi N. T., i ka shkuar në banesë shtetasit Z, M., dhe e ka fyer si dhe ka tentuar të godasë babain e 24-vjeçarit.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. Ç ., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-E. K., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-K. Sh., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. E., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin i paregjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale;
-G. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin i paregjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka fyer nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ky shtetas ka kanosur nëpërmjet telefonit si dhe në rrjete sociale, shtetasen S. Ll., me detyrë Drejtor i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës, në Pogradec, me pretendimin se kjo shtetase nuk është paraqitur qëllimisht në gjykatë dhe për pasojë është shtyrë seanca gjyqësore e bashkëshortes së 56-vjeçarit, e cila aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Pojskë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Vihen në pranga poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:
-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Mat / Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me armë zjarri pushkë, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë dhe automjeti me të cilin udhëtonte.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.
Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate, ku një 18-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri.
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
