Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.
Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç.
33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
