Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda falënderoi 2 punonjës policie që neutralizuan dhe arrestuan autorin e vjedhjes me armë, në një bankë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët me guxim, profesionalizëm dhe në kohë rekord, shkuan në vendngjarje, neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës, duke neutralizuar autorin, si dhe duke sekuestruar armën e zjarrit dhe shumën e parave të grabitura.

Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë.

Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi.

“Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj!”