Raporti i ngjarjeve, 7, 8, 9 shkurt 2026

Vlorë

Falë punës së thelluar hetimore, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Sekuestrohen dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse.

Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje, në fshatin Babicë e Madhe, dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:

-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;

-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.

Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin M. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin L. I., 36 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për vëllanë e tij, shtetasin Xh. I., 45 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S. dhe E. Z., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. C., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. H., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë jashtë rruge. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 1 pasagjer, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-A. E., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 08.02.2026:
-në Yzberisht, në banesën e shtetasit G. S., është vjedhur një shumë parash, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-në rrugën “Jordan Misja”, në banesën e shtetasit A. M., janë vjedhur disa sende me vlerë, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-në Sharrë, është gjetur pa shenja jete, në rrugë, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit, në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i ben thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, për shtetasin G. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, iu konstatua në pasaportë, një vulë e shtetit grek, e dyshuar false.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. K., 23 vjeç, banues në fshatin Zerec, Maliq, pasi në Korçë, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. P., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konfliktuar fizikisht me një 13-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PKK Rinas

Goditen dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në kuadër të kontrolleve të dedikuara, të bazuara dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet dhe verifikimet nga Policia Kufitare do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 37 vjeç, E. Sh., 39 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij dhe kur është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 43 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin E. H., 35 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Gj., 37 vjeç, sepse pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Sopoti-Besëlidhja”, ka prishur qetësinë publike duke fyer tifozët dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë;
-E. B. 21 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin B. B., 25 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 34 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u konstatua duke qarkulluar me automjet, me fenelina si ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash në lokalin e një shtetaseje, në lagjen “Holta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

Specialistët për qarkullimin rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. L., pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. M., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u gjet në automjetin që drejtonte, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-E. C., 30 vjeç banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 26-vjecar.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj babait të tij. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të garantuar qetësinë publike në territorin e fshatit Gosë, dhe është larguar me automjet. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më datë 08.02.2026:
-rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, dyshohet se aksidentalisht, ka marrë flakë automjeti i shtetasit B. Sh.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, shtetasja B. M. ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesën e saj. Ajo është transportuar në spitalin e Durrësit, ku është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-kallëzoi shtetasja O. A., 47 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 07.02.2026, ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi F. S., 26 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Informacion paraprak/Më datë 09.02.2026, rreth orës 09:30, automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur në aksin rrugor “Durrës-Rrogozhinë”, këmbësorin, shtetasin E. Gj., 72 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi M. I. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdeesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, u gjet një mjet prerës (thikë).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit A. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte dhe me shkelma shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në vendin e quajtur “Alikokë”, janë përplasur me njëra-tjetrën automjetet me drejtues shtetasit A. K., 40 vjeç dhe K. Ç., 28 vjeçe.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja K. Ç., e cila po merr mjekim në spital.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi A. K., 40 vjeç, u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Xh., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij është konstatuar ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Hormovë, pasi ka hedhur një send të fortë në rrugë dhe aksidentalisht është dëmtuar një shtetas i mitur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., banues në Përmet, pasi ka vënë disa materiale në një objekt në pronësi të shtetases F. G..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ç. dhe G. K., të dy banues në fshatin Toç, pasi shtetasi A. Ç. ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, ndërsa shtetasi G. K., gjatë një konflikti për motive pronësie, me familjarë të shtetasit A. Ç., ka goditur me sende të forta, në dorë, shtetasin M. Ç.;
-A. Xh., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-inxhinier zbatues i projektit të rrugës “Ballaban-Berat”, pasi gjatë punimeve, ka hedhur inerte në tokën e shtetasit Q. Rr..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Nivan, pasi gjatë kontrollit në stanin e tij, në fshatin Ndëran, u gjet dhe sekuestrua 1 armë gjahu që e posedonte pa leje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Toç”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shtetasin G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. H., 36 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin Sh. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Kapaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin F. B., 28 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në Patos.

Në Komisatiatin e Policisë Fier, ka kallëzuar shtetasi A. Rr., 35 vjeç, banues në Fier, se janë vjedhur disa materiale pune në kantierin në pronësi të tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori për shtetasin M.P., 35 vjeç, banues në fshatin Arras, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës” u konstatua duke transportuar me automjet, disa krerë bagëti të imëta (dele), të pamatrikulluara.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Tomin, pasi, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një objekt 4-katësh, në qytetin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 43 vjeç, banues në fshatin Gurzë, Kurbin, pasi në aksin rrugor “Laç-Milot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. M., 26 vjeçe, banuese në Laç, Kurbin. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. H., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Shullaz, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit Xh. Ll., 46 vjeç, i parkuar pranë banesës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”.

Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Together”.

Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.

Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi më datë 07.02.2026 ka kallëzuar shtetasi R. O., 35 vjeç, se ka konstatuar se i është dëmtuar xhami i pasëm i automjetit të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Korçë

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 3 celularë.

Në zbatim të Planit të Masave për kontrollin e ambienteve dhe personave që ushtrojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të organizimit të lojërave të fatit të palejuara dhe në zbatim të planit të operacionit “Loja e fundit”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit. Si rezultat i tyre u goditën 2 raste të tjera, të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin:

-M. P., 43 vjeç, banues në Korçë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. A., dhe Gj. M., banues në Korçë,

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të 43-vjeçarit, në lagjen nr. 8, Korçë, në celularët e shtetasit M. P., dhe G. A., u gjetën faqe për baste sportive. Gjithashtu edhe gjatë kontrollit të ushtruar në celularin e shtetasit Gj. M., në lokalin ku ndodheshe në lagjen nr. 9, Korçë, u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Goditet nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë një tjetër rast i trafikimit të armëve.

Finalizohet pas disa javë hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Barriera”.

Sekuestrohen 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.

Vihen në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta.

Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Ç., 42 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. B., 55 vjec dhe D. A., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.4, Korçë, këta shtetas në gjendje të dehur kanë debatuar me njëri-tjetrin duke prishur qetësinë publike;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi dyshohet se në punishten e shtetasit I. Gj., ka vjedhur një aparat saldimi. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17-vjeçar, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike.

Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi L. Gj., 35 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur targat e automjetit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 64 vjeç, pasi ka kanosur një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje është paraqitur me shenja helmimi shtetasja Gj. S., 19 vjeçe, e cila dyshohet se, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ka konsumuar disa ilaçe që i mbante në banesën e saj. Si pasojë, 19-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për mjekim me një dëmtim në pjesën e krahut shtetasi N. M., 52 vjeç, i cili aksidentalisht është vetëdëmtuar dhe ka shkuar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
•A. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
•S. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan K. K., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
•referuan materialet në Prokurori për G. M., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. Sh.;
•punojnë për kapjen e shtetases R. S., pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi përmes mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori për E. N., pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet një armë e ftohtë dhe stemë policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për E. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur shtetasin R. G.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori për:
•Xh. Xh., pasi dyshohet se ka kanosur xhaxhain e tij;
•T. M., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•D. H., 54 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
•B. Ç., 28 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësoren M. S., 28 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 07.02.2026:
•Shtetasi E. M. kallzoi se më datë 05.02.2026, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka parkuar motomjetin e tij dhe nuk e ka gjetur më. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
•Një 36-vjeçare është çuar për mjekim në spital, pasi si pasojë e një ngarkese emocionale, ka konsumuar ilaçe pesticidesh. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë për vlerësim;
•Një shtetas 46-vjeç, M. V., është çuar për mjekim në spital, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 4” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kapën dhe ndaluan shtetasin R. R., 30 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Nga ky dënim, i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 5 muaj e 19 ditë burgim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin në kërkim E. M., 19 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit A. D., 22 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit:

-A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës.

Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga sherbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 25 vjeç, banues në Orikum, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi u largua nga banesa ku ishte me masën “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të godasë me gurë shtetasin Xh.K., duke dëmtuar automjetin e tij.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materialet në prokurori ndaj shtetasve:
• A.A., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar një motomjet elektrik ka goditur automjetin e shtetases D.L., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet rezultoi pa leje drejtimi;
• F.H., 23 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në prokurori ndaj shtetasve:
• P.V., 52 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”, pas kallëzimit të një punonjësi policie. Vijon puna për kapjen e tij;
• Y.K., 35 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pas kallëzimit se ka marrë një automjet me qira dhe nuk e ka kthyer. Vijon puna për kapjen e tij;
• N.Zh., 77 vjeç, banues në Vlorë, për vjedhje të një pompe uji sipas kallëzimit të shtetasit R.P.;
• A.Ch., 30 vjeçe, shtetase ukrainase, banuese në Vlorë, për dëmtim të një automjeti pas kallëzimit të shtetasit N.M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës

Monitorim intensiv i qarkullimit rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Shkon në 6 numri i shtetasve të arrestuar që drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe tentonin të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për t’iu shmangur testit të alkoolit dhe arrestimit.

Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, janë vënë në pranga 5 drejtues automjetesh, të cilët drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ndërkohë, dy prej tyre, për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve intensive në zbatim të planit të masave “Fundjava”, në rrugën “Petrit Llaftiu” dhe në rrugën “Taulantia”, kanë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë nga punonjësit e Policisë.

Me qëllim shmangien e masës administrative, dy drejtuesit, shtetasit N. N. dhe H. M., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, duke ofruar shuma parash.
Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Petrit Llaftiu”, shtetasi N. N., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.62 mg/l.
Ndërsa drejtuesi i automjetit në rrugën “Taulantia”, shtetasi H. M., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.57 mg/l. (Gjatë muajit Janar janë arrestuar dhe 4 drejtues automjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore)

Gjithashtu, gjatë monitorimit, u arrestuan shtetasja D. M. dhe shtetasi D. Ç., pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasja D. M. në masën 1.22 mg/l, ndërsa shtetasi D. Ç. në masën 2.21 mg/l.

Po gjatë monitorimeve, në rrugën “Hysen Kertusha”, u arrestua shtetasi R. D., banues në Durrës, i cili u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 48 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. L., 20 vjeç, dhe A. Gj., 17 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Korabit ka hedhur sende në fushë;
-F. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi nëpërmjet thirrjeve telefonike ka ofenduar shtetasin N. Ç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. H., 32 vjeç, F. B., 46 vjeç dhe K. Rr., 26 vjeçe, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes KF Turbina U16 – TR 19 Akademi, kanë hyrë në fushë duke sharë dhe ofenduar arbitrin, si pasojë e të cilës loja është ndërprerë;
-R. K., 43 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Liqeni i Rramanit”, Belsh, dyshohet se ka prerë lëndë drusore në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi përfaqësuesi ligjor i kompanisë së shitjes së produkteve ushqimore, shtetasi B. F., ka kallëzuar se 41-vjeçari, gjatë muajit dhjetor 2025, ka vjedhur një shumë parash gjatë kohës që punonte si agjent shitjeje në këtë kompani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Librazhd/Informacion paraprak

Në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasja S. B., 55 vjeçe, banuese në fshatin Letëm, njësia administrative Lunik, e cila dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës.

Kjo shtetase ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit në kërkim E. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 16.07.2025, ka vendosur për këtë shtetas dënimin me 2 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. T., 55 vjeç, banues në Ersekë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

A. Th., 45 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 35 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas dyshohet gjithashtu se ka përndjekur një 33-vjeçare.

Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. F., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur 4 koshere bletësh në oborrin e banesës së shtetasit F. B.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi K. T., 25 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 04.02.2026 i është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi F. T., 54 vjeç, banues në Moravë. Po punohet për gjetjen e tij.

Mat

Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit J. K., në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, në lagjen nr. 17, është përplasur me një automjet tjetër, ku si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V. Sh., 73 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. P., 35 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës, i cili dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në banesën e shtetasit A. M., banues në Kavajë, janë vjedhur disa orendi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: Th. Ll., banues në Durrës, pasi dyshohet se, pas një konflikti për prishjen e një muri të përbashkët, ka kanosur me fjalë një shtetase të moshuar.

Më datë 06.02.2026, në lagjen nr. 5, Durrës, është gjetur në rrugë trupi i pajetë i shtetasit A. A., 70 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-G. F., 60 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-Th. S., 62 vjeç, dhe I. B., 53 vjeç, të dy banues në Fier, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-E. S., 62 vjeç, dhe R. S., 57 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. R., 27 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi për motive të dobëta, ka goditur me derën e automjetit një shtetase 66-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin G. L., 26 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnjë, pasi, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi me pretendimin se do ta blinte. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Sherishtë–Vlorë”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për padojë automjeti ka dalë nga rruga, ku u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Y. Ç., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Xh. Ç. ishte i papajisur me leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Mashtrimi”, ndaj shtetasit R. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pas kallëzimit të shtetasit K. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili pretendon se është mashtruar në lidhje me shitblerjen e një prone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:

R. L., 60 vjeç, banues në Vlorë, i kallëzuar për vjedhjen e një kablli elektrik që shërbente për furnizimin me energji të shtyllave të ndriçimit në rrethrrotullimin e rrugës së bypass-it;

S. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka shitur në një pikë grumbullimi një automjet të marrë me qira;

I. G., 39 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në ambientet e një firme ku ishte i punësuar si shofer;

G. M., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forcat Speciale “Shqiponja” iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është çuar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 41 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në qytetin e Laçit u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në Laç, pasi, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, konstatuan se ky shtetas ushtronte aktivitetin “fizioterapi” me licencë të pezulluar, si dhe punësonte 2 punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur një leje të përcaktuar për kryerjen e ndërtimeve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. M., alias R. L., 53 vjeç, banues në fshatin Ujë, Mirditë, pasi dyshohet se ka dëmtuar pronën e një 50-vjeçari, duke futur bagëtitë në tokën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës / Lokalizohen dhe kapen 6 shtetas të shpallur në kërkim:

✅ 2 prej tyre të dënuar për prodhim/shitje narkotikësh dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;

✅ 1 shtetas i akuzuar për vjedhje;

✅ si dhe 3 të tjerë të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Mashtrimi i kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në kuadër të operacionit “Ndjekja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit, në vitin 2024, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Prej dënimit, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 9 muaj burgim;

Jorid Muçeku, 27 vjeç, banues në Durrës, i cili me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

V. T., 45 vjeç, për të cilin Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”;

E. S., alias E.H, 35 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mashtrimi”;

B. D., 33 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i cili në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili i cili në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur në Sllovaki. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• A. F., 48 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
• O. H., 26 vjeç, pasi kishte parkuar gabim automjetin e tij në lagjen “Vasil Shanto”, duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve të tjera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi ka prerë 79 rrënjë fidanë ulliri, në pronësi të shtetasit P. T., 50 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj E. B., pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasin Z. S., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin T. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. K., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen B. B.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
•A. D., 43 vjeç, pasi dje, në Rrugën e Arbërit, automjeti që drejtonte u përplas me kamionin me drejtues shtetasin Xh. H. Si pasojë u dëmtuan shtetasi A. D. dhe një pasagjer i automjetit me drejtues Xh. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, u dëmtua edhe drejtuesi i kamionit, i cili pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë;
•F. P., 54 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
•R. P., 31 vjeç; N. S., 56 vjeç; A. Ç., 50 vjeç; F. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Më datë 06.02.2026, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur dyqanin e shtetasit F. E. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Po më datë 06.02.2026, shtetasja R. P. kallëzoi se shtetas të paidentifikuar i kanë hapur një profil, në të cilin postojnë foto personale të saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër / Finalizohet operacioni policor “Reagimi”

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, me mbështetjen e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:
M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij për t’ju shmangur Policisë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur, 16 dhe 17 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 26 vjeç, banues në Otllak, Berat, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik.

Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasi A. Sh., banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, se më datë 05.02.2026 është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi T. Sh., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

DVKM Korçë

Vijojnë operacionet kundër dhënies së ndihmës emigrantëve për të kaluar kufijtë ilegalisht.

Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 2”.

Vihet në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 2”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.