DVKM Korçë/Finalizohen në 24 orë, 2 operacione kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar kufijtë, ilegalisht.
Si rezultat i operacioneve ✅“Rikthimi” dhe ✅”Itinerari”, kapen 3 shtetas sudanezë, të cilët të organizuar si grup, ndihmuan 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
2 shtetasit e kapur gjatë operacionit “Rikthimi”, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar, ishin fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Qatrom. Banesa u zbulua si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë.
Njëri prej të arrestuarve gjatë këtij operacioni, ishte dëbuar më parë nga Republika e Shqipërisë, pasi ishte ndaluar duke kryer të njëjtën veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”.
✅Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më parë, nga Republika e Shqipërisë, pasi u ndalua për të njëjtin krim), sepse si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.
✅Gjatë operacionit “Itinerari”, i cili u zhvillua nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë, për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.
Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këto raste.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, vunë në pranga, në Tiranë, shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Nga kjo, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Më pas, 48-vjeçari, dyshohet se ka thyer me mjet të fortë, xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.
Gjithashtu, këto shërbime:
-shpallën në kërkim shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar një 26-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit L. B.;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se nuk ka respektuar marrëveshjen ndërmjet tyre, mbi shfrytëzimin e një sipërfaqe toke.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 32-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, të proceduarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Dje, kallëzoi shtetasi K. I., 65 vjeç, banues në fshatin Shullaz, se i kishin prerë 4 pemë në sipërfaqen e tokës që ka në pronësi në këtë fshat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, dhe për sqarimin e rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja, Th. B., A. G. dhe S. M., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në 2 apartamente të marra me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases O. H., 32 vjeçe, pasi, bazuar në pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, dyshohet se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë dy shtetasve një shumë parash prej 35 000 eurosh, me qëllim dërgimin e një të afërmi të tyre për kurim jashtë Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me shpullë, shtetasin M. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Z., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Sh. K.;
-I. H., pasi mbante me vete, mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-B. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., pasi dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, një shtetase të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur një shtetas të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. P., pasi dyshohet se gjatë punës në subjektin (firmë ndërtimi) që administron, është dëmtuar në dorë, punonjësi në subjekt, shtetasi M. L., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-D. I., pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka shqetësuar një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, shtetasin O. T.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. U., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. K.;
-shpallën në kërkim shtetasin D. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin B. H.. Punohet për kapjen e shtetasit D. D.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin A. Dh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin shtetasit K. Ç.. Punohet për kapjen e shtetasit A. Dh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin A. S., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., pasi dyshohet se ka vjedhur në një subjekt, si dhe 1 motomjet. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur që dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M. Punohet për kapjen e shtetasit E. M., si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. D., B. S. dhe S. B., pasi dje, në fshatin Luz, duke organizuar një protestë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. Xh., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-G. B., 43 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Dje, kallëzoi shtetasi A. H., se ishte goditur me grushte, nga 2 shtetas të paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasit L. Sh., 32 vjeç, R. Sh., 28 vjeç, dhe M. Sh., 48 vjeç, të tre banues në Patos, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, një 55-vjeçar, për motive të dobëta. 55-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. D., 52 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi nga verifikimet rezultoi se fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në servisin e automjeteve, si dhe iu gjetën në servis, pjesë automjetesh pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. Y., 66 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër;
-L. M., 43 vjeçe, banuese në fshatin Levan, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 25-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ll., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij. Gjithashtu, për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 29 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë veprimeve procedurale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., banues në fshatin Kapaj, Mallakastër, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, nga e cila ka dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. N., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-J. H., 33 vjeç, dhe E. K., 25 vjeçe, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në Bilisht, gjatë kontrollit iu gjetën një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një cigare me përmbajtje lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një shumë lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me dy celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. Q., 68 vjeç, banues në Cerje, Pustec, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 krehra fishekësh dhe sasi municionesh luftarake, që i mbante pa leje. Po punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit;
-Xh. B., 29 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën e krahut, një 28-vjeçari, në një lavazh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. V., 38 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve ekzekutuan vendimet e caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vënien në pranga të shtetasve:
-E. P., 22, vjeç, i cili ka për të kryer 3 muaj e 23 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim;
-E. V., 35 vjeç, i cili ka për të kryer 9 muaj e 23 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi G. Xh., 44 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Me vendimin e fundit, Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet, 2 muaj e 23 ditë burgim, për këtë vepër penale. Po punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. R., 47 vjeç, të caktuar nga Gjykata e Apelit, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. F., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë);
-një 17-vjeçar, pasi ka goditur me sende të forta një 28 vjeçar, për motive të dobëta.
Dje, është paraqitur në spitalin e Librazhdit, shtetasja A. Rr., 21 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. 21-vjeçarja po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në lagjen nr. 17, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi A. Xh., 35 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Ll. B., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-O. N., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur një automjet. Shtetasi O. N. është aktualisht në kujdesin e mjekëve;
-Sh. X., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte pa leje, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasja A. H., 25 vjeç, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasit e shpallur në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, S. Z., 46 vjeç dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në Durrës. Në përfundim të veprimeve procedurale, prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë të 2 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. R. dhe L. A., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-shpallën në kërkim shtetasin B. D., 33 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka braktisur automjetin që drejtonte, pasi i është bërë shenjë ndalimi, nga punonjësit e Policisë. Nga kontroll, në automjet nuk u gjetën sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij 16 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-shpallën në kërkim shtetasin S. Ll., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka vjedhur para dhe produkte, në një market. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 59 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase të moshuar.
Më datë 03.02.2026:
-është gjetur nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi J. L., 82 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit;
-dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, në një subjekt për prodhimin e gomës, në fshatin Fermë Sukth, ka shpërthyer një kaldajë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Goditet një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Tregtonin në Vlorë, mallra që dyshohet se i kontrabandonin nga Italia, vihet në pranga 53-vjeçari, procedohet penalisht djali i tij.
53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.
Sekuestrohen medikamentet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. Ç., 53 vjeç dhe nisi procedimi penal për djalin e tij, shtetasin D. Ç., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Shtetasi P. Ç. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, duke transportuar me automjet, mallra (medikamente mjekësore dhe celularë) të dyshuara të kontrabanduara nga Italia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka paraqitur në një institucion, dokument të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në Këlcyrë, një 13-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht me send të fortë, nga një bashkëmoshatar. 13-vjeçarja mori mjekim dhe u largua në banesë.
Më datë 03.02.2026, në Komisariatin e Policisë Tepelenë, ka kallëzuar shtetasi A. D., banues në fshatin Mezhgoran, se më datë 03.02.2026, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi Y. D., 65 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 52 vjeç, dhe B. S.(M.), 56 vjeçe, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një banesë që kanë në bashkëpronësi, pa autorizimin e bashkëpronarëve të tjerë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 55 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. P., 70 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. P., 61 vjeç, se 70-vjeçari e ka kanosur me fjalë dhe i ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shkon në pronën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Q. N., 53 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit M. T., 43 vjeç, banues në fshatin Gjoricë, pasi, në afërsi të piramidës nr. 16, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një automjet bujqësor lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti bujqësor, lënda drusore, si dhe një motorsharrë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Perugia”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
-A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Eko-Toxic”.
Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.
Ekzekutohen 20 masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Vijon puna për kapjen e 13 shtetasve të tjerë, të cilët nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizoi operacionin e koduar “Eko-Toxic”.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i datës 03.02.2026, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndalimin e shtetasve:
-F. Ç., 47 vjeç, dhe G. S., 55 vjeç, banues në Durrës, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;
-M. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;
-J. K., 49 vjeç, I. L., 55 vjeç dhe H. L., 55 vjeç, të tre banues në Durrës, E. V., 59 vjeç, Sh. J., 55 vjeç, të dy banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim;
-R. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;
-Sh. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim;
-N. B., 58 vjeç, dhe A. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive, e bërë tej kufirit të normave të lejuara”, kryer në bashkëpunim;
-K. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-I. M., 47 vjeçe, banuese në Durrës; M. P., 37 vjeçe; A. D., 46 vjeçe; K. S., 34 vjeçe; B. T., 40 vjeçe dhe E. M., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-M. Z., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve:
-E. D., 46 vjeç; Y. K., 46 vjeç dhe H. S., 42 vjeç, banues në Turqi; M. I., 43 vjeç banues në Vlorë; A. Sh., 48 vjeç, banues në Tiranë; M. K., 68 vjeçe, banuese në Tiranë; P. Q., 55 vjeç, banues në Elbasan; Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës; D. S., 43 vjeç, banues në Tiranë; D. S., 57 vjeç, shtetas kroat; Gj. S., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë; O. P., 40 vjeçe, banuese në Lushnje; dhe I. H., 61 vjeç, shtetas gjerman.
Shtetasit e mësipërm dyshohen për kryerjen e veprave penale në fushën e menaxhimit dhe kontrabandimit të mbetjeve.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore Gjirokastër, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, si radarë automatikë, dronë cilësorë, poliskanë dhe dragera, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë muajit janar janë vënë gjithsej 2436 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 198 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
12 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
❌ 455 masa për parakalime të gabuara;
824 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 657 masa për shpejtësi tej normave të lejuara;
⚠ 275 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, janë pezulluar 3 leje drejtimi dhe ka nisur procedimi penal për 2 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore Gjirokastër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët
#STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular
Policia Rrugore e Tiranës pajiset me dy mjete të reja (karrotrec dhe platformë ngritëse), me qëllim heqjen e automjeteve të parkuara gabim.
️ Mjetet e reja do të ndikojnë në lehtësimin e punës së Policisë Rrugore dhe në garantimin e lëvizjes së lirë e të sigurt të automjeteve, si dhe në përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
♂️ Respektoni vijat e bardha dhe jepni përparësi këmbësorëve.
⏱️ Zbatoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë.
Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit apo lëndëve të tjera.
Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe parkimit të tyre, të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara ♿ dhe mjeteve të emergjencës , dhe të mos parkojnë në kryqëzime, mbi trotuare apo përpara hyrje-daljeve të institucioneve dhe banesave, pasi do të hiqen me mjetet ngritëse dhe do të dërgohen në pikën e bllokimit.
Automjetet që do të ngrihen me mjet ngritës, drejtuesit e tyre do ndëshkohen me masë administrative për parkim të gabuar, me masë për ngritjen me mjet ngritës dhe për qëndrimin në pikën e bllokimit.
Policia rrugore fton përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore për një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për të gjithë.
