Dibër/Zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”

Dibër / Vijojnë aktivitetet ndërgjegjësuese në shkolla

Në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve” ️, me fokus parandalimin e fenomeneve negative dhe rritjen e sigurisë në shkolla, u zhvilluan aktivitete informuese dhe sensibilizuese në disa institucione arsimore të qarkut Dibër.

Gjatë këtyre takimeve u zhvilluan orë bashkëbisedimi dhe ndërgjegjësimi në shkollat 9-vjeçare, “Irfan Hajrullaj”, “Haki Stërmilli”, në
shkollën 9-vjeçare Dohoshisht, dhe shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, Peshkopi.

Temat kryesore të trajtuara gjatë aktiviteteve;
• Parandalimi i dhunës në shkollë dhe bullizmit ✋
• Siguria në internet dhe përdorimi i rrjeteve sociale
• Rreziqet që vijnë nga përdorimi i substancave që krijojnë varësi
• Ndikimi i këtyre fenomeneve në familje, shkollë dhe shoqëri
• Pasojat ligjore të përfshirjes në veprimtari të paligjshme ⚖️

Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke u informuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme, respektimit të rregullave dhe ndërtimit të një mjedisi të sigurt shkollor.

Aktivitetet do të vijojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e të rinjve.

#SiguriaETëRinjve ✔️
#StopBullizmit
#ShkollaTëSigurta
#PoliciaEShtetit ‍♂️‍♀️