Vlorë/Takime sensibilizuese me nxënësit

Vlorë/Takime sensibilizuese me nxënësit, për rreziqet që sjell përdorimi i alkoolit dhe i duhanit

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Policia e Vlorës ka vijuar gjatë kësaj jave, zhvillimin e orëve sensibilizuese në institucionet arsimore

Ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla zhvilluan takime informuese në shkollën 9-vjeçare publike “4 Heronjtë”, me nxënësit e klasës së Vlll, për temën “Alkooli dhe duhani”.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rreziku i varësisë nga alkooli dhe duhani, ndikimi i tyre negativ në përqendrim, shëndet dhe performancën në shkollë, pasojat ligjore që sjellin, institucionet ku mund të kërkohet ndihmë etj.

Nxënësit u përfshinë në diskutim, duke drejtuar pyetje dhe duke dhënë mendimet e tyre për raste konkrete.

Së bashku për një të ardhme më të sigurt
#PoliciShkollë
#SiguriaeTëRinjve
#Së bashku për komunitetin