Policia Rrugore e Dibrës/Monitorim intensiv me mjete inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Dibrës

Monitorim intensiv me radarë, makina inteligjente dhe dragera në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.

Ndër fokusët e punës së Policisë Rrugore të Dibrës janë konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe parakalimet e gabuara, shkelje këto që rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë javës që lamë pas, janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 562 drejtues mjetesh, konkretisht:

-149 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-87 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-58 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-10 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-51 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
-202 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

✅️Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.