Kukës/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në qytet.
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, bashkëpunëtorë për këtë veprimtari kriminale.
Njëri nga të arrestuarit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që përdorej për shitjen e lëndës narkotike.
Sekuestrohen automjeti dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u gjet në bagazh.
Në vijim të punës intensive të strukturave të DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, janë kryer kontrolle në disa zona të qytetit dhe si rezultat është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Seat”, me të cilin lëviznin 3 shtetas. Njëri nga këta shtetas është larguar me vrap, sapo ka konstatuar automjetin e Policisë.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u vunë në pranga 16-vjeçari që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe shtetasi M. M., 22 vjeç (pronari i automjetit), si dhe nisi procedimi penal për 16-vjeçarin pasagjer në automjet, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike, në doza, në qytetin e Kukësit.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që është larguar dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në fshatin Qatrom, Korçë, ku ky shtetas u konstatua nga shërbimet e DVKM Korçë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në muajin nëntor 2025, i ka blerë shtetasit E. B., një automjet, dhe e ka mashtruar për pagesën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen M. D., 36 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në një hotel në Pogradec. Punohet për kapjen e saj.
Më datë 02.02.2025, në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë debatuar me njëri-tjetrin, një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçare, për shkak të një konflikti në rrjetet sociale. Rasti është trajtuar në prezencë të punonjësve socialë, psikologut dhe avokatëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Dibrës
Monitorim intensiv me radarë, makina inteligjente dhe dragera në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokusët e punës së Policisë Rrugore të Dibrës janë konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe parakalimet e gabuara, shkelje këto që rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë javës që lamë pas, janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 562 drejtues mjetesh, konkretisht:
-149 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-87 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-58 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-10 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-51 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
-202 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në rrugë, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅️Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-A. I., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se drejtonte automjetin, ndërkohë që leja e drejtimit i ishte pezulluar;
-E. R., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset V. K. dhe L. L. pasi dyshohet se kanë hapur llogari false në rrjete sociale nëpërmjet të cilave, kanë fyer njëra-tjetren.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., pasi nuk lëshonte kuponë tatimorë, gjatë aktivitetit tregtar që kryente në subjektin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur kunatin, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. L. dhe P. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-D. Sh., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-G. B., pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë shuma parash, shtetasit L. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. K., 21 vjeç, pasi mbante armë të ftohtë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. P., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen L. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. Sh., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. L.;
-Y. B., pasi dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij;
-B. V. dhe S. P., pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanosur njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, dajën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin D. H.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. H. dhe L. K., pasi automjetet që drejtonin, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë u dëmtua shtetasi L. K., i cili është në kujdesin e mjekëve.
Më datë 02.02.2026:
-shtetasi A. R. kallëzoi se i kishin vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-shtetasja N. Ç. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. Ç., 38 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-në Vorë, dyshohet se shtetas të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në 2 subjekte, pasi kanë dëmtuar dritaret e tyre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rasteve, si dhe për sqarimin e rrethanave;
-është dërguar për mjekim, në spital, shtetasi A. N., 56 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga katit i dytë i banesës së tij. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Librazhd/Njoftim
Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor, nga data 03.02.2026 deri më datë 05.02.2026, gjatë intervaleve kohore 22:00 – 05:00.
Gjatë këtyre intervaleve kohore, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për informimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, për bllokimin e përkohshëm të qarkullimit.
Gjatë kohës së bllokimit të lëvizjes do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Si alternativë kalimi për mjetet e vogla do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim nga ana e drejtuesve të mjeteve, respektimin e sinjalistikës dhe të udhëzimeve të shërbimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve kohore të bllokimit.
Në rast nevoje apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që sjellin ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në detyrë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen R. K., 52 vjeçe, banuese në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në lagjen nr. 13, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. G., 77 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje për shtetasin A. Ç., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin S. LL., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një market. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. S., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 16-vjeçar;
-Sh. C., banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-S. Gj., 24 vjeç dhe E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi S. Gj. ka vjedhur një pajisje në një subjekt (lavazh për automjete), të cilën ia ka shitur shtetasit E. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit R. B., 45 vjeç, banues në Fier dhe B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec, pasi drejtonin automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet, me pasojë dëme materiale.
Specialistët për Hetimim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zhupan, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
–
Fier/Dje, në fshatin Buzëmadh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi M. L., 52 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 51 vjeç, banues në fshatin Qelëz, pasi dje, në aksin rrugor “Qerret-Qelëz”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi B. P..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke ndërtuar një kapanon me konstruksion metalik, pa lejen përkatëse, pavarësisht se është proceduar penalisht më parë penalisht për këtë ndërtim të paligjshëm.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen L. V., 65 vjeçe, për motive të dobëta;
-L. T., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka fyer fqinjen e tij, shtetasen L. K., 64 vjeçe.
Më datë 02.02.2026, ka kallëzuar shtetasi Z. S., 26 vjeç, se i kanë vjedhur një motomjet që e kishte lënë para banesës, në fshatin Boriç i Vogël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identifikimi”.
I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje, në rrugë, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 52-vjeçarin.
Gjendet në banesën e 52-vjeçarit dhe sekuestrohet çanta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, dje, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Visarion Xhuvani”, një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit:
-G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan, çantën e dorës, në të cilën ajo kishte një shumë parash, celularin dhe disa dokumente. Si pasojë, 66-vjeçarja është dëmtuar lehtë në krah.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të ketë kryer shtetasi G. F..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Policia Rrugore e Beratit/Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë muajit janar, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit janar, janë proceduar penalisht 15 shtetas, prej tyre:
-8 janë arrestuar dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-463 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-278 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-171 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-143 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-128 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-4 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-487 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi .
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 26 vjeç, banues në Berat, pasi nga verifikimet rezultoi se nuk kishte regjistruar në organe tatimore, një punonjës në subjektin e tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 43 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. T. iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Dje, kallëzuan 2 shtetas, se në rrjete sociale, ishin postuar fotografi të tyre, me mbishkrime fyese. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.
Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.
