Vlorë/Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat 9-vjeçare të Qarkut!
Qëllimi
Informimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve mbi rreziqet shëndetësore, sociale dhe ligjore që vijnë nga përdorimi i duhanit dhe alkoolit.
Grupi i synuar
Nxënësit e ciklit 9-vjeçar të shkollës “Pilo Prifti”, klasat VI, VII dhe VIII.
Gjatë takimit u trajtuan temat kryesore:
Duhani:
Varësia nga nikotina, dëmtimet në mushkëri dhe zemër, si dhe ndikimi negativ në përqendrim dhe performancën shkollore.
Alkoli:
Efektet afatshkurtra dhe afatgjata në shëndet, rreziku i aksidenteve dhe dhunës, si dhe pasojat ligjore për të miturit.
Nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre, çka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe komunitetit për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme.


