Pika e Kalimit Kufitarë Bllatë/Njoftim

Pika e Kalimit Kufitarë Bllatë/Njoftim

Autoritetet Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 00:00, për një periudhë të pacaktuar, Shoqata e Kamionistëve do të zhvillojnë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet PKK Bllatë, deri në përfundim të protestës.

Do të lejohen të qarkullojnë automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.