Vlorë
Në kuadër të “Ditës së dyerve të hapura të Policisë”, me rastin e përvjetorit të 113-të të themelimit të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mirëpriti në ambientet e saj nxënës nga disa shkolla të qarkut Vlorë.
Gjatë ditës së sotme, nxënësit e shkollave “Rilindja”, “4 Heronjt” dhe “Halim Xhelo” u pritën nga Drejtori i DVP Vlorë, Drejtues Elidon Çela, si dhe nga Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj. Nxënësit u shoqëruan gjatë vizitës nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla, me të cilët diskutuan mbi misionin e Policisë së Shtetit, aspektet historike të saj dhe çështje me interes për grupmoshën e tyre.
Nxënësit uruan punonjësit e DVP Vlorë për përvjetorin e 113-të të Policisë së Shtetit dhe i falënderuan për angazhimin e përditshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
#113vjetPoliciaeShtetit
#DyertEHapuraPërQytetarët
#SëbashkuPërKomunitetin
#nëshërbimtëqytetarëve








