Raporti i ngjarjeve, 09.01.2026

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 34 vjeç, I. H., 43 veç dhe S. H., 34 vjeç, të tre banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 08.01.2026, rreth orës 07:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja Z. R., 59 vjeçe, banuese në lagjen “Zinxhira”. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 08.01.2026, rreth orës 12:30, në fshatin Mazhan, është gjetur pa shenja jete, në stanin e tij, shtetasi M. Ç., 62 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 67 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, pasi dyshohet se ka falsifikuar pasaportën dhe formularin e aplikimit për mjet identifikimi, duke përdorur gjeneralitetet e një shtetasi tjetër. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me një denoncim të publikuar në portalin JOQ, për goditjen e një qeni, me sëpatë, në fshatin Kolonjë, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes dijeni për rastin, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit R. Ç., 60 vjeç, P. K., 43 vjeç dhe djalin e tij 16 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale-hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Medar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (sëpatë), qenin e shtetasit P. K..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 56 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. M., 54 vjeç, banues në Kukës, pasi me automjetin që kishte parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar pemët frutore në kopshtin e banesës së shtetasit N. G., në fshatin Funarëz;
-L. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F. B., 31 vjeç, me një send që imitonte armë lodër, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-H. G., pasi dyshohet se ka devijuar rrjedhën e kanalit kullues në rrugën e fshatit Zdrajsh dhe si pasojë e ujit janë dëmtuar muret e një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-A. T., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka gjuajtur me pëllëmbë, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, për motive të dobëta, dhe i ka marrë celularin;
-A. Ç., 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Po punohet për kapjen e këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 56 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, shtetasi P. B..

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në fshatin Velabisht, pasi posedonte 1 pasaportë të shtetit grek, të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u gjet në automjetin që drejtonte, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 38 vjeç, D. P., 42 vjeç dhe B.(M.) P., 41 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit D. L., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, i gjetën të fshehur në trup një sasi të vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
___

Ura e Vashës/informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shërbimet e Policisë u njoftuan nga një qytetar se një shtetas ishte konstatuar duke kaluar hekurat rrethues të Urës së Vashës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat, falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me disa qytetarë kalimtarë, kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar dhe siguruar 20-vjeçarin, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, tentoi të vetëhidhej nga ura.

20-vjeçari u mor në kujdes nga shërbimet e Policisë, iu ofrua ndihma e parë dhe u transportua me ambulancë në spitalin e Klosit për ekzaminime mjekësore.

Policia e Dibrës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm.

Komisariati i Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K. T., 34 vjeç dhe L. Q., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi 34-vjeçari ka dhunuar dhe kanosur shtetasin L. Q., me pretendimin se ky i fundit, rreth një muaj më parë, e ka përndjekur;

-E. A., 45 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetase 44 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-A. P., 23 vjeç, banues në Divjakë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 30 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;
-F. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 48 vjeç, dhe për djalin e tij, shtetasin D. K., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Drizë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 45 -vjeçar.

Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasja E. T., 44 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, e cila ka kallëzuar se gjatë natës është vjedhur automjeti në pronësi të nënës së saj, i cili ishte parkuar pranë banesës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 08.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja E. C., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë, Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.

Sapo konstatoi Policinë, hodhi nga muri rrethues i banesës së tij, në fshatin Gjormë, çantën me armë zjarri dhe municion, dhe tentoi të largohej me vrap, kapet 37-vjeçari.

Procedohet penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion dhe sendet me vlerë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, rreth 2 shtetasve (vëllezër) të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit, fillimisht u ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet nga shtetasi E. H. alias E. S..

Më pas, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Gjormë. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, vëllai i shtetasit E. H. alias E. S., shtetasi L. H. ka hedhur nga muri rrethues i banesës, një çantë, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Shtetasi L. H. u kap, si dhe u gjet çanta, brenda së cilës ishte 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak që posedohej pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 37 vjeç, si dhe u procedua penalisht vëllai i tij, shtetasi E. H. alias E. S., 35 vjeç.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan 16-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

Gjithashtu, këta specialistë ndaluan shtetasin P. N., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Terreni”.

Goditen në 24 orë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Vihen në pranga, në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati, 2 autorët e këtyre rasteve.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 5 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Terreni”, në kuadër të të cilit u konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë:

-në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë;

-në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.