Tiranë-35 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 20 km/h mbi normat e lejuara.

Vijon përdorimi i mjeteve speciale si radari Trucam, për kontrollin e shpejtësisë në të gjitha rrugët urbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe manovrave të tjera të rrezikshme në rrugë.

Në funksion të kontrolleve dhe matjeve të kryera me aparatin e matjes së shpejtësisë Trucam, përgjatë 72 orëve të fundit janë dokumentuar dhe proceduar administativisht 102 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme, pasi janë verifikuar duke qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendakalimeve të këmbësorëve dhe shkollave, në rrugët urbane të kryeqytetit, nga të cilat:

• 35 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 20 km/h mbi normat e lejuara.

• 53 masa administrative pa sanksion plotësues, për shpejtësi jo më shumë se 20 km/h mbi normën e lejuar.

• 14 drejtues mjetesh të proceduar administrativisht për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme të tjera në rrugë.

# BashkëpunoEdheTiPërSigurinë
# DenoncoKëdoQëRrezikon📸
#ShpejtësiaAlkooliCelulariNëTimonVrasinJetë.🚑