Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 61 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 41 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijon puna intensivisht.
Janë kryer 2 vrasje me armë zjarri, për të cilat po punohet intensivisht, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe arrestimin e përgjegjësve. Gjithashtu, janë evidentuar 6 krime të tjera kundër personit, me 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-9 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shpërdorimit të detyrave, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i posedimit të kundërligjshëm të armëve të ftohta, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i dhunës në familje dhe heqjes së paligjshme të lirisë, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i prishjes së qetësisë publike, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, vjedhjes së energjisë elektrike dhe shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i posedimit të një sasie të vogël Cannabisi dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë.
2 shtetase të kërkuara përkatësisht për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punës ose braktisje të fëmijëve, janë ndaluar.