Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen M. N., 70 vjeçe, banuese në Himarë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi E. N., 71 vjeç, se shtetasja M. N., prej disa vitesh, i ka zaptuar pronën dhe i ka vjelë ullinjtë që ndodhen brenda kësaj prone.

Komisariati i Policisë Sarandë kreu veprime procedurale dhe referoi materiale në Prokurori për një shtetas të mitur, 13 vjeç, i cili gjatë një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, e ka qëlluar këtë të fundit me grusht.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.