Durrës/Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati (baste sportive).
Arrestohet shtetasi F. K., 18 vjeç, banues në Durrës, organizatori i lojërave të fatit, procedohet në gjendje të lirë shtetasi F. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal në lagjen nr. 15, Durrës, viheshin baste sportive. Shtetasi F. K. e kishte përshtatur lokalin e tij, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit (baste sportive), të cilën e organizonte shtetasi F. K., nëpërmjet celularëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.