CEREMONIA PËR DEKORIMIN E 11 PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE SHËRBIMIT ZJARRFIKËS QË U ANGAZHUAN NË OPERACIONET E KËRKIM-SHPËTIMIT PAS TËRMETIT TË 26 NËNTORIT

Ardi Veliu – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Tonin Vocaj – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale

Gjovalin Loka – Drejtor i Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike

Sokol Bizhga – Drejtor i FLO-së

“MEDALJA E NDERIT” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësve të shërbimeve mbështetëse, si dhe punonjësve të huaj të Policisë, të atashuar në vendin tonë, të cilët shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, në ruajtjen dhe administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara nga ligji për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Lorenc Shehu – Drejtor i DVP Durrës

Artur Hehaj – Shef i Komisariatit Krujë

Medalja “PËR TRIMËRI” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme.

Artur Duli – Punonjës i FNSH-së

Klodian Hysi – Punonjës i RENEA-s

Luan Kapaj – Zjarrfikës i MNZSH-së, Vlorë

Endri Kraishta – Shef i MNZSH-së, Kavajë

Gjovalin Zefi – Zjarrfikës i MNZSH-së, Vau i Dejës

Medalja “PËR SHPËTIM JETE” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kryejnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.