Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasit:
- K. T., 24 vjeç, banues në Kafaraj.
- Xh. T., 25 vjeç, banues në Kafaraj.
- E. Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.
Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e FNSH-së Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.