Gjirokastër – Punonjësit e Policisë Rrugore, takim sensibilizues për sigurinë rrugore, në shkollën 9-vjeçare “Petro Poga”, Lunxhëri

Lunxhëri, Gjirokastër

#Të gjithë bashkë në edukimin e brezit të ri për sigurinë rrugore#

Sot u zhvillua një takim sensibilizues për sigurinë rrugore, në shkollën 9-vjeçare “Petro Poga”, Lunxhëri.

Punonjës të Policisë Rrugore u shpjeguan nxënësve të kësaj shkolle se sa i rëndësishëm është respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Së bashku diskutuan dhe dhanë ide se si mund të ndërgjegjësojnë pjesën tjetër të shoqërisë, që të jenë përdorues shembullor të rrugës.

Nxënësit u njohën me mjetet që përdor Policia Rrugore për kryerjen e detyrave të tyre.

Gjithashtu, punonjësit e Policisë shpërndanë fletëpalosje me sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

#Bashkëpërsigurinërrugore#👮♀👮♂👦👧