Sekuestrohen sasi lekësh, valutë dhe 1 aparat neuroparalizues.
Në vijim të zbatim të planit të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore” të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- A. X., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasi i mësipërm u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.