Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
–
Informacion paraprak
-Rreth orës 10:50, në lagjen “Fahri Ramadani”, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi Xh. C., 80 vjeç, i cili jetonte vetëm. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.