Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin A. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Plyk, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi shtetasin E. Rr., 37 vjeç, banues në Fier, pasi nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe që shërbejnë për lojëra fati, si dhe foto të biletave sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia Rrugore arrestoi shtetasin D. Gj., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. G., 38 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-M. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-K. S., 31 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.