Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
– A. C., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– A. Sh., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. R., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– E. K., 26 vjeç, banues në Yzberisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, nuk ka rregulluar shpejtësinë, ka kryer parakalim të gabuar dhe ka përplasur shtetasen K. I., 60 vjeçe, këmbësore. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja K. I. dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.