Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapështicë ndaluan në dalje, shtetasin R. K., 17 vjeç, banues në fshatin Strol, Gramsh, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. K., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një 55-vjeçareje.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. Sh., 36 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. D., 29 vjeç, dhe E. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se i kanë vjedhur një shumë parash një 62-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.