Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.