Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 126 shtetas, konkretisht: 32 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 91 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 27 raste, 6 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 21 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 8 raste, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 14 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 22 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.
Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.