Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 109 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 7 janë ndalur dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedoet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 4 raste të “Kanosja”, në Tiranë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 22 raste: 4 në Tiranë, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Gjirokastër, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 8 raste, 1 në Tiranë, 1 në Fier, 1 në Lezhë, 2 në Vlorë dhe 3 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i armëmbajtjes pa leje, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 13 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 15 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 7 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Fier dhe 1 në Shkodër.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 1 në Shkodër.
Janë proceduar 9 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.