DVP Dibër
Organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, me celularë, kapen në flagrancë dhe nis hetimi penal për 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Vjetër në Bulqizë . Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për shtetasit : O.G., 27 vjeç dhe R.D., 31 vjeç, banues në Bulqizë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.