Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 27 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin D. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. N., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
N. Z. dhe M. Z., të dy banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se kanë kultivuar disa bimë narkotike në pronën e shtetasit N. Z.;
J. K. 30 vjeç dhe L. Sh. 34 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, të dy këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Gjatë largimit me automjet, shtetasi J. K. ka kryer manovër të rrezikshme, ka dëmtuar një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.