Gjatë patrullimeve në akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Durrës janë evidentuar 5 drejtues që drejtonin automjetet me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Njëkohësisht, gjatë patrullimeve të përbashkëta janë bërë shumë teste alkooli, ku masa e alkoolit ka rezultuar brenda normës së lejuar dhe në disa raste edhe teste për përdorim të lëndëve narkotike, të cilët kanë rezultuar negativ.
Patrullimi vijon në aksin Tiranë-Shkodër dhe Tiranë-Vlorë.