Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, 39 vjeçari i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike
Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në gjithë Qarkun Lezhë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan shtetasin:
M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në zonën e Kurbinit, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shtetasit M.XH., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.