DVP Korçë – Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Korçë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 54 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, shtetasi A. D. ka goditur me grusht 26-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me një send të fortë automjetin e shtetasit A. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.