DVP Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, u kapën nga shërbimet e Policisë, me lëndë piroteknike.
Si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të braktisur në lagjen “Mark Lula”, automjetin “Audi Q5”, në pronësi të shtetasit B. Sh., 49 vjeç, që ishte vjedhur më datë 20.02.2024, në lagjen “Qemal Stafa”. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.