Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 43 vjeç, banues në fshatin Rov, Maliq, pasi në lagjen nr. 3, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren K. R., 67 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i kryer rezultoi se 43-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.